75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / MSH1

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me 17 dhjetor ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra, për në Republikën e Kosovës.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane, pasi që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Kanosje”.  

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane.

I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.