PDK dhe LDK drejt koalicionit në Kaçanik, zyrtarizimi pritet nesër
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të nënshkruajnë nesër marrëveshjen e bashkëpunimit në Komunën e Kaçanikut.
Me këtë marrëveshje, dy subjektet politike synojnë të udhëheqin qeverisjen lokale për katër vitet e ardhshme.
Faqja lokale “S’je kaçanikli, nëse” ka dhënë detaje lidhur me koalicionin e pritshëm. Sipas këtij burimi, PDK dhe LDK do t’i bashkojnë forcat në Kaçanik, ndërsa Korab Krasniqi pritet të emërohet drejtor i Urbanizmit dhe Arlinda Rakoci-Raka drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
/Indeksonline/

