75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Hargreaves takon kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar sot kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, dhe kryetarin e Zveçanit Dragisa Milovic.

Hargreaves ka thënë se zgjedhja paqësore e tyre ishte një zhvillim i mirëpritur në demokracinë e Kosovës.

“Ishte kënaqësi t’i takojë ata sot për të diskutuar për prioritetet e tyre dhe rëndësinë e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe prosperues për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hargreaves./Indeksonline/