75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / AR

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi ka marrë pjesë në ndejën tradicionale të fundvitit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Londër, ishte në mesin e figurave të shumta nga fusha të ndryshme që morën pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndryshe, ndeja e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë mbledh çdo vit personalitete të njohura nga bota e biznesit, politikës dhe diplomacisë, duke shërbyer si një platformë për forcimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare.