75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Burri në Ferizaj rrah gruan, Policia i gjen armë

Më 17.12.2025, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas raportit policor bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, ankuesja gjatë ditës ishte ofenduar dhe në një moment edhe goditur.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konstatuar se në shtëpi mbahej një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet se ishte në posedim të pa autorizuar nga i dyshuari, mashkull, 42 vjeç.

Lidhur me këtë njësiti i Hetimeve ka sekuestruar një armë zjarri dhe 15 fishekë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimor./Indeksonline/