75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / AR

Buta baba i përkushtuar, ndan momente të veçanta me vajzën e tij

Reperi i njohur Buta ka shpërndarë disa momente të bukura familjare me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka postuar tri fotografi të reja me vajzën e tij, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe intime të jetës, shkruan Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që Buta ndan momente personale me publikun, por këto fotografi tregojnë një lidhje të thellë dhe të veçantë mes tij dhe fëmijës së tij.

Me këto postime, Buta vazhdon të bëjë lidhje më të afërta me fansat e tij, duke treguar që pas imazhit të njohur të reperit, fshihet një njeri i thjeshtë dhe i dashur me familjen./Indeksonline/