KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeqytetit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona kryesore të Prishtinës sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.
Në njoftimin e KRU-së thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët: “Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Serreqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani” dhe “Bill Klinton”.
“Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin”, deklaron KRU-ja.

