Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në kuvend mes kaosit, largohet nga salla, duke përshëndetur opozitën
Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit.
Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të uleshin në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.
Avokati i ri i Popullit përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga kuvendi.
Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.
Por mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me vota të mazhorancës.

