Shkendija i bashkohet Dritës në 1/16 e Conference League
Shkëndija e Tetovës është skuadra e dytë shqiptare e cila siguroi kualifikimin në 1/16 e Conference League.
Pas gjashtë ndeshjeve në fazën e Ligës, Shkëndija grumbulloi 7 pikë, duke u renditur në vendin e 22-të në tabelë.
Kësisoj Drita e Shkëndija vazhdojnë rrugëtimin në Conference League, duke shkruar historinë e skuadrave shqiptare në evropë./IndeksOnline/

