Zbulohen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një auomjet me targa të Serbisë në Jarinjë
Policia e Kosovës në pikën kufitare Jarinjë, ka selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas serb.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar mjete monetare të padeklaruara në valutë euro dhe dinar, në vlerë të përgjithshme prej 10,206.84 eurosh.
Lidhur me rastin, për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore, është angazhuar Dogana e Kosovës.
“SPK Jarinje 18.12.2025 – 10:58. Me datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë,të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 eurosh. Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/.

