75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / P M

Digjet tërësisht një veturë në vendparkim, në Prishtinë (Video)

Një veturë është përfshirë nga zjarri dhe është shkrumbuar tërësisht mbrëmë, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jakovë Xoxa”, në vendparkimin e “Papas Pita”-s, prapa banesave “Five Star”.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vetura është djegur në tërësi. Sipas pamjeve në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen.