75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Al Nassr i ofron kontratë të re Brozoviqit, por lojtari kroat dëshiron rikhtimin në Europë

Fubollisti i Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozoviq, ka marrë një kontratë të re nga Al Nassr.

Por, siç raportohet ai ende s’e ka pranuar atë, për shkak se dëshiron të rikthehet në Europë, shkruan Indeksonline

33-vjeçari fiton 25 milionë euro në vit në Arabinë Saudite, duke e bërë lojtarin kroat me pagën më të lartë.

Gazetari Nicolo Schira thotë se kthimi i Brozoviqit në Europë do t’ia pamundësojë të fitojë shifra të larta parash – pasi ai do të detyrohet t’i ulë kërkesat e tij.

Brozo ishte transferuar tek Al Nassri gjatë vitit 2023 për 15 milionë euro (25 milionë me bonuse)./Indeksonline/