75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / P M

Abdixhiku: LDK e sheh shtetin si shërbim, jo si plaçkë

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka premtuar mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja. Ai tha se pa familje të forta nuk ka shtet të fortë, Prandaj sipas tij LDK e sheh shtetin si shërbim dhe jo si plaçkë.

“Programi ynë nuk është listë premtimesh. Është kontratë me qytetarin. Kontrata e Jetës me Shtetin. Nga lindja, rritja, arsimi, puna, deri te dinjiteti në jetë. Ne propozojmë Ministrinë e Familjes, sepse besojmë se shteti duhet të jetë krah familjes që nga dita e parë.

Çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 200 euro në muaj për një vit të plotë. Jo si lëmoshë, por si investim publik. Çiftet e reja do të mbështeten për banesën e parë.

Sepse pa familje të forta, nuk ka shtet të fortë”, tha Abdixhiku. I pari i LDK-së tutje shtoi se nuk ka Kosovë të individëve e partive, por ka një Kosovë të të gjithëve. “Atë që e quajmë atdhe, shtet e Republikë”, përfundoi Abdixhiku.