Durmishi e jep lajmin e mirë: 85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë përfunduar!
Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se
85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë përfunduar.
“Me vendimin e sotëm për shpronësim, shumë shpejtë përfundojnë edhe 15% të punëve të mbetura, siç janë nyjet, urat e struktura të tjera.
Qytetarë të dashur, e gëzofshi rrugën”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

