75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / P M

KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues tjerë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të premten mori vendim për akreditimin e grupit të tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE:

  1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Shqipëri – 5 vëzhgues;
  2. EU Election Expert Mission- 7 vëzhgues;

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

  1. Syri i Vizionit – 165 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

  1. GračanicaOnline.Info – 4 vëzhgues;
  2. Tëvë1 – 34 vvëzhgues;
  3. Gazeta Ekskluzive – 2 vëzhgues;
  4. TELEVIZIONI T7 – 28 vëzhgues;
  5. Syri .net Kosova/Syri Televizion – 2 vëzhgues;
  6. Ekonomia Online – 6 vëzhgues;
  7. RTV Fontana – 10 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

  1. NEWSMAX BALKANS – 3 vëzhgues;
  2. Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA) – 1 vëzhgues;
  3. Mondo Inc doo/Kurir televizija – 2 vëzhgues;
  4. A2 CNN – 4 vëzhgues;
  5. Agence France-Presse – 3 vëzhgues.
    Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është: 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe stafit për asistim në procesin zgjedhor.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për angazhim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Po ashtu, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për angazhim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.