Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje masive në Dubai dhe Abu Dhabi – pamje
Përmbytjet më të mëdha në 76 vitet e fundit godasin Dubai-n, shërbimi meteorologjik paralajmëron për kushte ekstreme
Përmbytjet më të mëdha në 76 vitet e fundit kanë goditur Dubai-n, ndërsa shërbimi meteorologjik i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka paralajmëruar qytetarët për kushte ekstreme të motit.
“Për sigurinë tuaj, ju lutemi të tregoni kujdes, pasi në orët në vijim priten kushte të paqëndrueshme të motit, dhe të shmangni daljet jashtë, përveç rasteve kur janë absolutisht të domosdoshme,” kanë njoftuar shërbimet meteorologjike.
Pritet që shiu në Dubai dhe Abu Dhabi të vazhdojë edhe sot, ndërsa pamjet tregojnë gjendje kaotike në qytete.
Si pasojë e motit ekstrem, shumë fluturime janë anuluar. Kjo përfshin fluturimet e Emirates për në Londër Gatwick, Heathrow dhe Frankfurt, si dhe shërbimet e FlyDubai.
Linja ajrore IndiGo ka paralajmëruar për mundësi ndërprerjeje të fluturimeve, duke thënë: “Parashikohet ndryshim i kushteve të motit në të gjithë EBA-në, me reshje të dendura shiu dhe stuhi. Duke pasur parasysh këtë situatë të ndryshueshme, është e mundur që gjatë ditës të ketë ndikime të herëpashershme në fluturime.”
Në Abu Dhabi, për shkak të reshjeve intensive, janë mbyllur plazhet dhe parqet. Fotografi të realizuara në Dubai dhe Abu Dhabi tregojnë rrugë të përmbytura dhe automjete të bllokuara nga uji.
Gjithashtu, Ministria e Brendshme ka bërë thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të shmangin daljet jashtë, përveç rasteve kur kjo është absolutisht e domosdoshme.
Dubai rain has officially turned some cars into submarines 🚗🌊 In a couple of days, expect very cheap, very suspicious ‘clean cars’ on Dubizzle. My boys, ask questions o! 😂 pic.twitter.com/KCMlhuDJCN
— Temitope Obinna (@themyfamous) December 19, 2025

