75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / F.R

PDK me tubime masive në tri komuna, Hoxhaj: Kosova po zgjedh seriozitetin dhe drejtimin e duhur

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubime zgjedhore në Gjilan, Viti dhe në Suharekë, ku u pa një mobilizim i madh i qytetarëve dhe një mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe kandidatin Enver Hoxhaj.

Në këto tubime, me një prezencë të madhe me qytetarë, ndërsa u shqua energjia e lartë dhe entuziazmi i pjesëmarrësve, të cilët konfirmuan mbështetjen e tyre për programin dhe vizionin e PDK-së.

Pas takimeve, Enver Hoxhaj ka shpërndarë në Facebook fotografi nga tubimet, duke theksuar se “Gjilan, Viti dhe Suharekë ! Energji në maksimum, entuziazëm që s’ndalet. Kosova po zgjedh seriozitetin dhe drejtimin e duhur.”