75 Mall Live Search
15:00 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / H F

‘Votimi sonte’, Fifi jep alarmin për të gjithë fansat e saj

Sonte zhvillohet nata finale e edicionit të 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ku publiku pritet të vendosë fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Mes emrave më të komentuar të këtij edicioni janë Fifi dhe Tiri Gjoci, të cilët garojnë me këngën “Rri”, një baladë e ngarkuar emocionalisht që ka marrë vlerësime pozitive që nga prezantimi i parë.

Pak orë para nisjes së finales, Fifi ka reaguar në rrjetet sociale, duke sqaruar mënyrën e votimit. Ajo ka bërë të ditur se televotimi do të jetë i hapur vetëm për publikun brenda Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa votimi online nuk do të jetë i mundur për fansat që jetojnë në diasporë.

Ky vendim e bën edhe më vendimtare mbështetjen e publikut vendas, i cili sonte do të ketë peshën kryesore në përcaktimin e fituesit.

“Mbështetja juaj sot do të thotë shumë për ne”, ka shkruar Fifi, duke ftuar ndjekësit të jenë aktivë gjatë spektaklit.

Me kombinimin e vokalit të fuqishëm të Tirit dhe interpretimit emocional të Fifit, kënga “Rri” shihet si një nga kandidatet kryesore për çmimin e madh.