Abelard Tahiri: Mbështetje, siguri dhe më shumë mundësi për gratë dhe nënat e reja (Video)
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e mbështetjes institucionale për gratë dhe nënat e reja.
Në mesazhin e tij, Tahiri nënvizon se ndërtimi i një shoqërie të fortë fillon me fuqizimin e atyre që janë shtylla e saj kryesore.
“Mbështetje, siguri dhe më shumë mundësi për gratë dhe nënat e reja, sepse një shoqëri e fortë ndërtohet duke mbrojtur dhe fuqizuar ato që janë zemra e saj,” ka shkruar Tahiri krahas videos së publikuar. Link: https://www.facebook.com/share/r/1ADZzNbZuH/?mibextid=wwXIfr

