75 Mall Live Search
16:21 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Humanizmi shpërblehet! Kabashi-Muçaj fiton çmimin “Dr. Ibrahim Rugova”

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, është nderuar me çmimin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Çmimi iu nda nga Klubi Letrar “Podguri” në shenjë vlerësimi për kauzat e saj të humanizmit, shkruan IndeksOnline.

Ky çmim patjetër që e ka emocionuar shumë Kabashi-Muçajn, që me përulje i falënderoi të gjithë të pranishmit në ceremoni.

“Ndihem përjetësisht falënderuese për vlerësimin dhe respektin që ma bëtë, por mbi të gjitha për kontributin tuaj të përditshëm në mbajtjen gjallë të dashurisë për gjuhën e nënës” u shpreh ajo.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Me mirënjohje të veçantë shpreh falënderimin tim për Klubin Letrar “Podguri”, për mikpritjen e ngrohtë dhe për nderin që më bënë duke më ftuar si mysafire në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, ku u nderova me çmimin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Falënderoj organizatorin dhe drejtorin ekzekutiv të Klubit Letrar “Podguri”, z. Nuradin Imeraj, si dhe të gjithë anëtarët e klubit për përkushtimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave letrare dhe të gjuhës shqipe.

Një falënderim i veçantë shkon për Komunën e Istogut dhe kryetarin z. Ilir Ferati, për mbështetjen logjistike, si dhe për të gjithë mbështetësit dhe donatorët e tjerë.

Ky aktivitet, i pasuruar edhe me promovimin e veprës “ILIRIANA” të autorit të mirënjohur z. Reshat Sahitaj, dëshmon se fjala e shkruar dhe kultura jonë vazhdojnë të jenë ura më e fortë e identitetit tonë.

Ndihem përjetësisht falënderuese për vlerësimin dhe respektin që ma bëtë, por mbi të gjitha për kontributin tuaj të përditshëm në mbajtjen gjallë të dashurisë për gjuhën e nënës.