75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Krasniqit

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, është përkrahur nga kryetari i partisë, Albin Kurti, në takimet e tij në Malishevë.

Këto takime frytdhënëse, Krasniqi thotë se u dëshmua se shpresa është e gjallë dhe ndryshimi po ndërtohet bashkë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nga takimet më qytetarët në Bellanicë, Drenoc dhe Kijevë, bashkë me Albin Kurtin, u ndje qartë forca e njerëzve dhe besimi i tyre në rrugën që kemi zgjedhur. Mikëpritje e ngrohtë, entuziazëm i lartë dhe një energji pozitive që të jep siguri se po ecim drejt fitores.

Fjalë të mira, shtrëngime duarsh të sinqerta dhe mbështetje e pastër nga qytetarë që dinë çfarë duan për vendin e tyre. Këto takime janë dëshmi se shpresa është gjallë dhe se ndryshimi po ndërtohet bashkë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! 116

Albin Kurti 1

Gani Krasniqi 49