75 Mall Live Search
23:37 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Zafa: Kosova nuk u çlirua që UÇK-ja të sulmohet

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Zafir Berisha, ka thënë se në Kosovë po harrohet sakrifica që e ndërtoi shtetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se po flitet për drejtësi, por po heshtet përballë fyerjeve ndaj UÇK-së.

“Me propagandë nuk ndërtohet shtet. Me arrogancë nuk mbahen institucione. Me përçarje nuk mbrohet Kosova” shkroi Zafa.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot në Kosovë po flitet shumë për shtet, por po harrohet sakrifica që e ndërtoi atë shtet.

Sot po flitet për drejtësi, por po heshtet përballë fyerjeve ndaj UÇK-së.

Kjo nuk është rastësi, kjo është politikë e gabuar dhe e rrezikshme.

Me propagandë nuk ndërtohet shtet.

Me arrogancë nuk mbahen institucione.

Me përçarje nuk mbrohet Kosova.

Qeveria në ikje,  po sillet sikur liria erdhi vetë.

Sikur gjaku nuk u derdh.

Sikur sakrifica mund të relativizohet për interesa ditore.

Kosova nuk u çlirua për t’u qeverisur nga ata që kanë frikë ta mbrojnë të vërtetën.

Kosova nuk u çlirua që UÇK-ja të sulmohet, apo të turpërohet.

Nëse je i zhgënjyer, nuk je vetëm.

Nëse ndihesh i harruar, kjo nuk është rastësi.

Me 28 dhjetor, ke një mundësi: ta kthesh votën në zë dhe zërin në ndryshim duke votuar nr 129.