Sot mbyllet java e 18-të e Superligës, në program dy ndeshje interesante
Sot mbyllet java e 18-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program janë tre ndeshje interesante, të cilat zhvillohen nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Dritës.
Skuadra vendase ka 26 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, me një pikë më shumë se ”Intelektualët”.
Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Dukagjinit dhe Ballkanit.
Skuadra nga Suhareka aktualisht është lidere e tabelës me 32 pikë derisa ajo nga Klina renditet e treta me 28 pikë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Gjilanit që renditet e gjashta me 23 pikë dhe Prishtinës së Re që me 15 pikë ndodhet në vendin e fundit./IndeksOnline/


