Sot mbyllet java e 13-të e Superligës së basketbollit, në program dy ndeshje interesante
Sot mbyllet java e 13-të e elitës së basketbollit kosovar.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vemdja kryesore do të jenë në palestren e sporteve ”Karagaçi”, aty ku Peja do të jetë nikoqire e Bashkimit.
Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.
Java e 13-të do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore e nëntë humbje./IndeksOnline/


