75 Mall Live Search
11:40 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / B XH

52-shi i LDK-së, Rexhep Kadriu e nis ditën me dy premtime për qytetarët e Gjilanit

Kandidati për deputet nga LDK, Rexhep Kadriu e ka nisur ditën e diele duke bërë dy premtime nëse bëhet deputet.

Përmes një postimi në faqen e tij zytare në Facebook, Kadriu ka premtuar se nëse zgjedhet deputet,  paga e tij mujore do të shkojnë për familjet në nevojë.

Premtimi i dytë sipas tij, do të jetë hapat e zyrës së deputetit në Gjilan, e cila siç thotë ai do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Anamoravë,

Dua ta nis këtë të dielë duke ndarë dy zotimet e mija të para si deputet:

1️⃣ Paga ime mujore si deputet do të shkojë për familjet në nevojë.

2️⃣ Do ta hap Zyrën e Deputetit në Gjilan, gjithmonë të hapur për qytetarët.

Punë dhe vepra konkrete, jo fjalë.

#LDK123 #RexhepKadriu52