75 Mall Live Search
14:34 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / b l

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi i është adresuar qytetarëve me një video, ku thotë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve dhe për një ekzekutiv që qeverisë dhe jo që gjykon dhe për një gjyqësor që vendos pa frikë dhe papresion.

82-shi i PDK-së, ka thënë se për sa kohë që tri shtyllat kryesore nuk respektohen, shteti nuk ecën përpara.

‘Kur përzihen ose cenohen, shteti fillon të lëkundet. Sot në Kosovë, balanca mes këtyre pushtëve është e brishtë. Qeveria aktuale ka folur shumë për reformë në drejtësi, por në praktikë ka prodhuar presion tension dhe pasiguri intelektuale’, thuhet ndër të tjera në videon e Adnan Thaqit.