75 Mall Live Search
17:04 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / F.R

Realizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ku është realizuar testimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, përmes njësive dron dhe antidron.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të sigurisë, duke rikujtuar se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore. Kjo drejtori përfshin njësitë dron dhe antidron.

“Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç.Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.