Istogu krah Aleancës, Haradinaj prezanton kandidatët dhe planin katërvjeçar
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në Istog, ku u mblodhën qytetarë dhe mbështetës të shumtë.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, vlerësoi tubimin si një shprehje të qartë të angazhimit qytetar për të ardhmen. “Aleanca krah Istogut. Istogu krah Aleancës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai theksoi se tubimi në Istog ishte një ndalesë e përbashkët e qytetarëve që, sipas tij, “refuzojnë të qëndrojnë spektatorë të së ardhmes së tyre”.
Në këtë frymë, gjatë tubimit u prezantuan të gjithë kandidatët për deputetë të Aleancës, si dhe plani katërvjeçar i saj. Haradinaj ka bërë të ditur se ky plan përfaqëson “vizion, drejtim dhe angazhim real për të ardhmen”.
Tubimi në Istog është pjesë e aktiviteteve elektorale të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat po zhvillohen në komuna të ndryshme të vendit.

