75 Mall Live Search
19:15 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / F.R

105-shi i VV-GUXO, Tafil Peci nga veriu: Çabra nuk ka lëshuar dhe nuk lëshon pe, është simbol i qëndresës

Kandidati i LVV-GUXO, Tafil Peci që mban numrin 105 në listë, ka takuar sot banorët e Çabrës së Zubin Potokut, të vetmit fshat me banorë shqiptar në këtë qytet të veriut.

Bashkë me Tafil Pecin në tubim ishte edhe Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.

Postimi i Tafil Peci:

Çabra nuk ka lëshuar dhe nuk lëshon pe dhe është simbol i qëndresës. Krejt mu rrafshu, prapë aty kemi me qëndru.

Faleminderit Çaber!

Vetëvendosje-Guxo 116 | Tafil Peci 105