Blloku B1 jashtë funksionit që nga mëngjesi
Blloku B1 aktualisht është jashtë funksionit.
I njëjti ka rënë që nga orët e mëngjesit, duke rezultuar me zero gjenerim gjatë gjithë kësaj kohe.
Si pasojë e rënies së këtij blloku, dëmi minimal i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.
Ende nuk dihet saktësisht se kur pritet rikthimi i plotë i funksionimit. Ndërkohë, Klankosova ka dërguar pyetje drejt zëdhënësit të KEK-ut, Skender Bucolli, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje.


