Përditësimi i fundit, ja sa duhet të prisni për të hyrë në Kosovë
Jarinje dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë të mbeten pikat më të ngarkuara të kalimeve kufitare.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet në hyrje të Jarinjes variojnë nga 20 deri në 30 minuta, me kolonën e gjatë të automjeteve deri në 200 metra. Ndërsa në dalje pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta, me kolona të automjeteve deri në 50 metra.
Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në hyrje është 150 metra e gjatë, ndërsa pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar nuk ka kolona.
Pritjet për hyrje në Merdare e Mutovidë vazhdojnë të mbeten nga 15 deri në 20 minuta, por nuk raportohet për kolona.

