Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë
Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Të dy udhëheqësit diskutuan luftën në Ukrainë dhe emërimin e Christian Turner si ambasador i ri në Uashington.
Më herët, kreu i negociatorëve ukrainas Rustem Umerov njoftoi se delegacioni ukrainas do të takohet përsëri sot me përfaqësuesit amerikanë në Miami, ku ndodhen që nga e premtja për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.
“Dita e tretë e punës. Sot, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andriy Gnatov, do të kemi një takim tjetër me palën amerikane”, tha ai në një postim në rrjete sociale.

