75 Mall Live Search
07:53 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / Z S

Diaspora drejt Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta

Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.