Java e fundit e fushatës, këto janë aktivitetet e partive politke për sot
Këtë javë është java e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim në Rahovec, e Gjakovë.
Agjenda mediale e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza:
17:30 – Tubim në Rahovec. (Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj”)
19:00 – Tubim në Gjakovë. (shtëpia e kulturës “Asim Vokshi”)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim në Deçan
18:00 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim në Deçan. (Restauranti “Antika”, Lëbushë).
Vetëvendosje do të mbajë tubim në Drenas e Podujevë duke filluar nga ora 11:00 dhe 19:00./Indeksonline/

