75 Mall Live Search
10:34 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / L A

Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni

Ylli brazilian, Neymar Jr do të bëjë një ndërhyrje kirurgjike.

Në periudhën e pushimit pas përfundimit të sezonit në Brazil, ai vendosi të operojë gjurin e tij të majtë.

Neymar, pas kësaj do të zgjasë kontratën me klubin e tij të fëmijërisë ku synon të marrë pjesë në Botëror, me Kombëtaren e Brazilit.

Neymar, pritet të kthehet në fushë gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Këtë sezon ai arriti të shënonte 11 gola dhe 4 asiste në 30 paraqitje, ku ndihmoi Santosin të shmang rënien dhe i kualifikoi në “Copa Sudamericana”./IndeksOnline/