75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / P M

Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Agjencia e Regjistrimit Civil,  e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  njofton qytetarët e  Republikës së Kosovës, se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve deri në ora 18:00, për periudhën 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026, në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre.

Agjencia për Regjistrim Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Agjencia e Regjistrimit Civil mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.