Kurti viziton plakën që u bë e famshme me fjalinë: Mos Lësho Pe
Në një takim tejet të ngrohtë, Kryeminstri Albin Kurti u prit në shtëpinë e zonjës Xhemile Gashi, në Qyshk të Pejës.
Lokja Xhemile, siç e quan Kryeministri, është pikërisht burimi i slloganit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! “Mos lësho pe”.
Mes përqafimesh e duarshtrënguar, biseduan për librat që lokja Xhemile po lexonte, duke theksuar mbështetjen e saj për Kurtin.
Prandaj nga aty, edhe u zotua rishtazi që të mos lëshojë pe.

