75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / F.R

Arrestohet një person për deklarim të rremë nën betim pas pretendimeve për ryshfet

Në qershor të këtij viti, një person ka deklaruar se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij.

Por, policia ka njoftuar se pas hetimeve ka rezultuar që personi i lartcekur dyshohet se ka deklaruar rrejshëm.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në qershor të vitit 2025 nga një person mashkull kosovar në cilësi të ankuesit, kishte pranuar informacion se disa persona zyrtarë janë duke i kërkuar ryshfet me qëllim të bartjes së aksioneve në pronësinë e tij, pasi ky i fundit i kishte blerë nga bashkë aksionarët e tij”.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim dhe me autorizim të prokurorit kompetent, ka ndërmarrë veprime hetimore gjatë të cilave janë siguruar dëshmi nga të cilat rezulton se personi i lartcekur  dyshohet se ka deklaruar rrejshëm. Me këto veprime, i dyshuari mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, për çka i njëjti me datën 22.12.2025 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.