Arrihet marrëveshja, Endrick drejt Lyonit
Sulmuesi brazilian, Endrick do të largohet nga Real Madridi.
Ai do të vazhdojë karrierën e tij në France, te gjiganti i këtij vendi, Lyon
Mirëpo largimi i tij do të jetë i përkohshëm, pasi që do të largohet vetëm në formë huazimi.
Huazimi i tij është vetëm i thjeshtë dhe Lyoni nuk do të ketë opsionin e blerjes.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për brazilianin, ku do të mund të ketë minuta si startues./IndeksOnline/

