Haradinaj pas vdekjes së Shemit: Zëri yt dhe kujtimi për ty do të jetojë përherë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së artistit Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.
Ai është shprehur se zëri dhe kujtimi për Shemin do të jetojnë përherë.
“Zëri yt dhe kujtimi për ty do të jetojë përherë. U prehsh në paqe, Shemi”, ka shkruar Haradinaj.

