75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / F.R

Në tre fshatra, për tre kandidatët, Ilir Ferati fshat më fshat në Istog

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vazhduar sonte angazhimin e tij politik duke vizituar tre fshatra të komunës së Istogut: Llugë, Llukafc dhe Kaliqan.

Në këto takime, Ferati u prit nga qytetarë të shumtë që shprehën përkrahjen e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Ferati ka theksuar se këto takime u zhvilluan me shpresë për Kosovën dhe me mbështetje të sinqertë për kryetarin e LDK-së dhe kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku, si dhe për kandidatët për deputetë: Serbeze Kabashi Muçaj, Shkëmb Manaj dhe Besim Mulaj.

“Lluga, Llukafci dhe Kaliqani sonte me shpresë për Kosovën. Takim me qytetarët që na dhanë përkrahje të sinqertë për LDK-në, kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhikun dhe kandidatët tanë për deputetë.Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.