Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga
Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente.

