Abelard Tahiri: Kosova ka nevojë për më pak politikë dhe më shumë ekonomi (Video)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një mesazh politik ku thekson nevojën për fokus më të madh në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Tahiri vlerëson se Kosova ka nevojë për më pak retorikë politike dhe më shumë zgjidhje konkrete ekonomike, duke theksuar se me Bedri Hamza Kryeministër, vendi mund të ecë përpara drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
“Kosova ka nevojë për më pak politikë dhe më shumë ekonomi. Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova ecën përpara. Zhvillim. Stabilitet. Mirëqenie,” ka shkruar Tahiri.
Postimi i tij është shoqëruar me hashtagët #PDK130 dhe #AbelardTahiri110, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

