75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / L A

Klubi i njohur interesohet për Zenelin

Largimi i Besfort Zenelit nga Elfsborgu është i pashmangshëm.

Kjo pasi që Zeneli, dëshiron një sfidë të re jashtë shtetit skandinav.

Për të ka interesime nga Gjermania dhe Italia, por është një klub në veçanti e cila ka bërë një ofertë zyrtare për të.

Bëhet fjalë për Union St.Gilloise, e cila është kampionja në fuqi e Belgjikës.

Zeneli, në “Allsvenskan” këtë sezon ka bërë 27 paraqitje ku shënoi 2 gola dhe 8 asistime./IndeksOnline/