Jackson heroi i ndeshjes, Senegali e nis me fitore ndaj Botswanas rrugëtimin në Kupën e Afrikës
Senegali e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Afrikës.
Ata mposhtën Botswanan me rezultat bindës 3-0, me ndeshjen që u mbajt në Tanger.
Heroi i ndeshjes ishte ylli i Bayernit, Nicolas Jackson i cili shënoi 2 gola për “Luanët e Terangas” si dhe Cherif Ndiaye që shënoi po ashtu.
Me këtë fitore ata ngjiten në pozitën e parë të grupit D me 3 pikë, aq sa Kongo në vend të dytë./IndeksOnline/

