75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / MSH1

Musliu: Rinia është lënë mbrapa, Kurti i ka zëvendësu veprimet me propaganda

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se rinia e vendit është lënë mbrapa, në mungesë të investimeve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Musliu u shpreh se sot, rinia po kërkon kushte për me mësu, me u zhvillu dhe me ndërtu jetën këtu, jo me u detyru me ikë jashtë.

“Qeveria Kurti i ka mbyllë sytë përballë nevojave reale të të rinjve dhe i ka zëvendësu veprimet me propaganda” deklaroi ajo.

Musliu prezantoi prioritetet e Bedir Hamzës për të rinjtë, që përfshijnë investimet në arsim, tekonologjinë modern, dhe mbështetjen reale për rininë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Për 5 vite, fatkeqësisht, rinia e këtij vendi është lënë mbrapa.

Pa investime serioze në arsim, pa kabinete funksionale, pa teknologji dhe pa vizion për të ardhmen.

Qeveria Kurti i ka mbyllë sytë përballë nevojave reale të të rinjve dhe i ka zëvendësu veprimet me propagandë.

Sot, rinia po kërkon kushte për me mësu, me u zhvillu dhe me ndërtu jetën këtu, jo me u detyru me ikë jashtë.

Ne besojmë që ndryshimi është i domosdoshëm.

Me Bedri Hamza Kryeministër, si PDK kemi plan të qartë:

1. investim në arsim

2. teknologji moderne

3. mbështetje reale për rininë

Sepse Kosova nuk ecën përpara duke e lënë rininë mbrapa.