75 Mall Live Search
09:04 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / MSH1

Ukraina humb edhe një qytet nga Rusia

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Siversk, i cili është i përfshirë nga betejat, ndërsa Rusia vazhdon përparimin e saj në territorin ukrainas.

Ushtria ukrainase tha të martën se veproi “për të ruajtur jetën e ushtarëve dhe aftësinë luftarake të njësive”, duke shtuar se forcat ruse kishin një avantazh të konsiderueshëm në fuqi punëtore, shkruan BBC-i.

Pushtimi i Siverskut e afron Rusinë më shumë me qytetet e fundit të mbetura të “rripit të fortesës”, Sloviansk dhe Kramatorsk, që janë ende në duart e ukrainasve në rajonin industrial të Donetskut.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët thanë se tre persona, përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë në sulmet masive me dronë dhe raketa ruse gjatë natës në Ukrainë.

Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe Moska aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas.