Graçanicë: Një veturë përplas për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Graçanicë, 30 minuta para mesnatës.
Një veturë ka përplasur për vdekje një këmbësor, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar. Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje./IndeksOnline/

