Drenas: Arrestohet një 73-vjeçar, që dëmtoi orenditë në tri shtëpi, sekuestrohen 3 armë zjarri
Sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas njoftimit policor, pjesë e aksionit ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.
“Personi i arrestuar, Z.TH., (mashkull) 73 vjeç, i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, deklaron policia.




