75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / Z S

Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe këtë kanë vendosur të mbështesin fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundviti në shumën prej 100 eurove.

Postimi i plotë:

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja

May be an image of text